Google ADS

FBI hyn në vilën e oligarkut rus Oleg Deripaska

01:56 | 20 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Agjentët federalë zhvilluan “aktivitet për zbatimin e ligjit” të martën në rezidencën në Uashington të oligarkut rus Oleg Deripaska, një aleat i ngushtë i Presidentit rus Vladimit Putin.

Agjentët zhvilluan “një aktivitet për zbatimin e ligjit të autorizuar nga gjykata”, tha një zëdhënës i FBI-së. Zyrtarë nuk ofruan informacione të mëtejshme për rrethanat e prezencës së tyre, apo ndonjë informacion për hetime të mundshme ku mund të përfshihet zoti Deripaska.

Shtetasi i pasur rus që e ngriti pasurinë nëpërmjet biznesit të aluminit, është një aleat i ngushtë i zotit Putin dhe u përmend disa herë në raportin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Zoti Deripaska mbante lidhje edhe me Paul Manafortin, ish-drejtori i fushatës elektorale të ish-Presidentit Trump, i cili u gjet fajtor për tetë krime financiare në kuadrin e hetimeve të Prokurorit Mueller. Zotit Manafort iu dha më vonë falja nga Presidenti i atëhershëm Trump.

Gjatë administratës së ish-Presidentit Trump, Departamenti i Thesarit kishte hequr gjithashtu sanksionet financiare ndaj tre kompanive të lidhura me zotin Deripaska. Zyrtarët thanë në atë kohë se kishin vepruar kështu pasi aksionet e drejtpërdrejta dhe indirekte të zotit Deripaska në këto kompani ishin zvogëluar deri në pikën që ai nuk kishte më kontroll mbi to./VoA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme