Google ADS

Xhinset e gjëra janë në modë dhe gratë po i adhurojnë ato

01:37 | 20 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Një nga tendencat që del në shesh herë pas here janë xhinset me këmbë të gjera dhe një bel të thellë, të quajtur në mënyrë popullore “kambanarë” ose “zile”.

Në fillim të viteve 2000, ato u zëvendësuan me xhinse të cekëta dhe të ngushta që visheshin kryesisht nga të famshmit, dhe secila zonjë nxitoi që të kishte ato në dollapet e tyre, transmeton portal arbresh.info

Tani prerja në formë kambane e pantallonave dhe xhinseve po kthehet në modë dhe gratë janë të kënaqura me këtë fakt.

Stilimi për çdo ditë

Këmbët e gjera dhe prerja e këtyre xhinseve theksojnë pjesën më të ngushtë të trupit, sidomos belin dhe kjo është pikërisht aryseja pse gratë i adhurojnë ato. Një bluzë e zezë moderne me këto xhinse sjellin rifreski.

Kombinim në punë

Rregullat e modës kanë ndryshuar, kështu që pantallonat nuk janë më një imperativ për stilimin e biznesit. Pantallonat e thella janë një zëvendësim i shkëlqyeshëm dhe një veshje në të cilën ia vlen të investosh, sepse do t’i veshësh disa herë, në raste të ndryshme.

Këmishë e bardhë e patejkalueshme dhe xhinse të gjera

Një nga kombinimet e pagabueshme, të përshtatshme për pothuajse çdo rast dhe sezon, janë xhinse dhe një këmishë e bardhë. Zgjidhni një model më të gjerë të xhinseve, rrokullisni mëngët e këmishës tuaj, shtoni një rrip dhe tashmë jeni në gjysmë të rrugës për të krijuar stilimin perfekt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme