Vitamina A është një vitaminë e tretshme në yndyrë dhe ndihmon në funksionimin e trupit tonë.
Ne e dimë se kur duam të forcojmë imunitetin, ne përpiqemi të rrisim marrjen e vitaminës C, por a e dimë se çfarë ndodh me vitaminën A?
Gjëja e parë që vjen në mendje është efekti i tij i dobishëm për shikimin, por gjithashtu ndikon edhe në rritjen dhe zhvillimin, ndihmon në ruajtjen e eshtrave dhe lëkurës së shëndetshme dhe ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, transmeton portal arbresh.info
Ushqimet e pasura me vitaminë A
Vitamina A është e pranishme natyrshëm në shumë ushqime. Ekzistojnë dy lloje të vitaminës A në dietë, një nga burimet shtazore dhe një nga bimët. Burimet shtazore – mishi, shpendët, peshku dhe produktet e qumështit – sigurojnë një formë aktive, të formuar paraprakisht vitaminë A, të cilën trupi mund ta përdorë menjëherë. Burimet bimore sigurojnë provitaminën A, të cilën trupi e konverton në formën aktive të vitaminës A.
Beta-karoteni është forma më e zakonshme e provitaminës A, e cila gjendet në fruta dhe perime, dhe gjithashtu vepron si një antioksidant për të mbrojtur qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.
Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla janë një nga burimet më të mëdha të vitaminës A. Patatja e ëmbël gjithashtu përmban fibra, vitamina dhe minerale tjera.
Karrota
Karrotat janë të njohura për vitaminën A. Pavarësisht nëse ju pëlqejnë të gatuara apo të pagatuara, karrotat janë burimi më i madh i kësaj vitamine.
Vezët
vezët janë ushqime të pasura me lëndë ushqyese dhe janë burim i mirë i proteinave. Vezët duhet t’i konsumojmë sa më shpesh për të marrë vitaminën A, e cila ndodhet në të verdhën e vezës.
Ushqimet jeshile
Saherë flasim për vitaminën A, ushqimet me ngjyrë portokalle na vijnë në mendje së pari, por kjo vitaminë ndodhet edhe në zarzavate, spinaq dhe larka jeshile./arbresh.info/
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...