PSG mposht me vështirësi RB Leipzigun

23:09 | 19 Tetor 2021
KRG

PSG ka shënuar fitore ndaj RB Leipizg me rezultat 3-2 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi me sulme nga të dyja anët, ku gjermanët kishin dy raste, ndërsa francezët një, por që nuk shënuan asnjëra palë.

Goli i parë erdhi pas një aksioni të bukur në kundërsulm, ku Julian Draxler gjeti bukur Kylian Mbappen që shënoi për 1-0.

Lexo edhe:

PSG në epërsi me golin e Mbappes

Në minutën e 28-të gjermanët barazuan, ku asistimit të Angelinos iu përgjigj bukur Andre Silva për 1-1.

Pjesa e parë nuk soli më gola, ndërsa spektakël ishte pjesa e dytë.

Rb Leipizg mori epërsin në minutën e 57-të, kur Angelino asistoi te Nordi Mukiele që shënoi për 1-2.

Por në minutën e 67-të doli në skenë Lionel Messi që shënoi për 2-2 pas asistimit të Mbappe.

Lexo edhe :

Messi shënon, PSG ka ende shpresa

Në minutën e 74-të, PSG fitoi penallti, ku nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Leo Messi për 3-2.

Lexo edhe:

Realizon sërish Messi, PSG përmbys epërsinë e Leipzigut

Në kohën shtesë PSG fitoi edhe një penallti, por kësaj radhe Mbappe gjuajti, i cili nuk qëlloi cakun.

PSG tani ka 7 pikë dhe është lider në grup.

Të ngjashme