Ronaldinho ishte njeriu që e transformoi Barcelonën para epokës së Lionel Messit. Kampioni i botës u largua pikërisht nga Paris Saint-Germaini në verën e vitit 2003 për të shkuar në Camp Nou, ku i kaloi pesë vitet më të suksesshme të karrierës së tij.
Asokohe, ai ishte futbollisti më i mirë në planet duke u shpallur lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s në dy raste (2004 dhe 2005).
Dhe nuk ka dyshim se Messi është ndër ata që e vlerësojnë rëndësinë e magjistarit braziliani në historinë e Barcelonës dhe këtë e ka thënë për ish-bashkëlojtarin e tij në intervistat e kaluara.
¡Tremenda imagen!pic.twitter.com/7A2ReDVUaA
— Adal Franco (@AdalFrancoESPN) October 19, 2021
Nuk duhet harruar se Ronaldinho ndihmoi në fillimin e karrierës mbresëlënëse të argjentinasit dhe që atëherë ata mbetën miq.
Dy yjet e futbollit jugamerikan janë ribashkuar në Parc des Princes para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet PSG dhe RB Leipzig.
Messi vrapoi drejt vijës anësore për ta përqafuar Ronaldinhon dhe padyshim se ky është ndër rastet e bukura që presin ta shohin tifozët e futbollit.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...