Kurti nuk pret që të ketë takim me Vuçiqin në këtë muaj

19:45 | 19 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pret që në këtë muaj të ketë takim me presidentin e Serbisë, Aleksadër Vuçiq në Bruksel gjatë këtij muaji.

Ai në një konferencë për medie pas pranimit të Raportit të Progresit, tha se para takimit të këtij niveli do të ketë takim në mes përfaqësueseve të Kosovës dhe Serbisë.

Kurti, ka thënë se dialogun nuk e neglizhon, por kanë agjendë për atë se çfarë janë votuar nga qytetarët.

“Nuk e neglizhojmë dialogun, por nga ana tjetër kemi agjendën tonë për çfarë na kanë votuar qytetarët”, tha Kurti.

I pyetur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ai ka thënë se nuk mund të ketë përgjigje të re për diçka të vjetër. Kurti ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk lejon asociacion një etnik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme