14 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

18:15 | 19 Tetor 2021
Përparim Bublaku

14 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.

Sipas të dhënave të MSh-së nga 3431 teste të kryera janë regjistruar 472 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 498 pacientë.

Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 197.669 raste, prej të cilëve 183.972 janë shëruar, 6.719 janë aktive,
ndërsa 6.978 kanë ndërruar jetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme