Pasi u sulmua fizikisht, Agim Ademi pren tortën e ditëlindjes

17:29 | 19 Tetor 2021
KRG

Ndonëse nuk ishte dita e tij më e mirë, Presidentin Agim Ademi nuk e pengoi asgjë për të festuar ditëlindjen.

Kolegë e miq u mblodhën sot në zyrën e tij për ta uruar në 60-vjetorin e lindjes

Sot në mëngjes, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u sulmua nga disa persona në Parkun e Gërmisë.

Ai u sulmua pikërisht në ditën kur festoi ditëlindjen e 60-të të tij.

Lexo edhe:

Agim Ademi: U sulmova nga persona të maskuar

Ai pasi dha deklaratë për media, e priti një tortë në ambientet e FFK-së.

Ai së bashku me anëtarët e shtëpisë së futbollit kosovar e festuan këtë ditë, teksa Ademi sqaroi edhe njëherë ngjarjen e sulmit fizik ndaj tij.

Ai tha se u sulmua nga rreth 5 persona të maskuar, por që shpëtoi pa lëndime serioze.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme