Në vazhdën e seancës në rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, prokuroria ka vazhduar më intervistimin e dëshmitares Zdenka Pumper.
Prokurorja Valeria Bolici e ka pyetur Pumper se pas sekuestrimeve të dokumenteve nga OVL-UÇK, a ka pas punonjës të Zyrës së Prokurorit të Specializuar që kanë kontaktuar me dëshmitarë pas konferencave për shtyp, raporton arbresh.info
Dëshmitarja Pumper ka bërë të ditur se po, dhe se ndër ata persona ishte edhe vet ajo.
Prokurorja: Hetuese me aq sa dini ju, punonjës të ZPS-së a kanë kontaktuar pas konferencave për shtyp, pas sekuestrimeve të dokumenteve nga Organizata e Luftës së UÇK-së?
Dëshmitarja: Po.
Prokurorja: Nga e dini këtë?
Dëshmitarja: Edhe unë kam qenë pjesë e kësaj, kam kontaktuar dy dëshmitarët, ishe një proces i organizuar shumë mirë.
Pumper ka bërë të ditur se ka kontaktuar me dy dëshmitarë, dhe se sidomos njëri prej tyre ishte shumë i frikësuar.
Prokurorja: A mund të thoni se kush ishin të përfshirë nga zyra juaj, duke përmendur vetëm funksionin profesional?
Dëshmitarja: Me sa më kujtohet, kryesorët të cilët kanë telefonuar individët, ishin prokurorët nën shoqërinë e hetuesve dhe punonjësit e sigurisë së dëshmitarëve.
Prokurorja: Si janë kontaktuar këta dëshmitarë?
Dëshmitarja: Me sa di unë, me thirrje edhe është bërë takim.
Prokuroria: Pse u kontaktuan këta dëshmitarë?
Dëshmitarja: Dëshmitarët u kontaktuan si rezultat i nxjerrjes së paketave 1, 2 dhe 3.
Prokurorja: Dhe me çfarë qëllimi u bënë kontaktet?
Dëshmitarja: Qëllimi i kontakteve që unë bëra, ishte që të kontaktoja njerëzit, që të bisedoja me ta se çfarë kishte ndodhur dhe të kuptoja se si ndiheshin për këtë, se qfarë qëndrimi mbanin.
Prokurorja: A ju kujtohet, pa përmendur emra ndonjë shembull specifik i personave që keni kontaktuar, që ju ka thënë.
Dëshmitarja: Personalisht kam diskutuar me dy individë, njëri prej këtyre ishte shumë i frikësuar dhe shumë i irrituar.
Ndërsa pikërisht këtu, ka ndërdyrë mbrojtja e Gucatit, avokati Jonathan Reesi cili ka kundërshtuar mënyrën e të dhënit dëshmi nga ana e Zdenka Pumper, mirëpo gjykatësi nuk e pranoi si kërkesë dhe i dha të drejtë prokurorisë dhe dëshmitares, që të vazhdohet më dëgjimin e saj.
Rees: Ka një vendim procedural të mëparshëm, sa i takon bërjes së deklaratave nga të tretë të raportuara në notat zyrtare, unë e kuptoj që dëshmitarja ka përmendur shkurtimisht dhe që ka kontaktuar dy dëshmitarë, por unë do të parashtroja që dëshmitarja nëse tregon se çfarë i kanë thënë, do të ishte në shkelje të vendimit procedural që ka nxjerr gjykata dëshminë e këtyre provave.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...