Maqedoni: Nga 26 tetori fillon pagesa e pensioneve

16:28 | 19 Tetor 2021
KRG

Pensionistët do të mund të përdorin fondet nga pensioni i tetorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar nga 26 tetori, ndërsa pagesat me para në dorë e pensioneve për ata që nuk përdorin kartat e pagesës do të bëhet nga 26 deri më 29 tetor.

“Sot, Qeveria rishikoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për tetor 2021, dhe udhëzoi Fondin e Sigurimit të Pensioneve të Maqedonisë së Veriut që të dorëzojë të dhënat për pensionet në bankat komerciale jo më vonë se 25 tetor 2021.

Me këto rekomandime, bankat komerciale do të sigurojnë që pensionistët të jenë në gjendje të disponojnë pensionet e tetorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe rrjetit tregtar nga 26 tetori 2021”, thuhet në njoftimin nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Pagesat në para të pensioneve për klientët që nuk përdorin karta, bankat i organizojnë në katër grupe sipas orarit të mëposhtëm të përbërë sipas shumës së pensionit.

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa që do të bëhet më 26 tetor (E martë),

Për pensionet në vlerë prej 11.001-14.000 denarë më 27 tetor (e mërkurë),

Për pensionet në vlerë prej 14.001-18.000 denarë më 28 tetor (e enjte) dhe për pensionet në vlerë prej mbi 18.001 denarë pagesa do të bëhen më 29 tetor (e premte). /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme