Kungulli mund të jetë fruti i preferuar i vjeshtës, por kungulli i dimrit është i mbushur me vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj.
Këtu janë disa fakte që duhet të dini për kungujt, që ndihmojnë në shëndetin tuaj, transmeton portal arbresh.info
Kungujt ndihmojnë në shikimin tuaj
Kunjugt janë burim i lartë i vitaminës A, e cila luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e syve.
Sipas Christie Gagnon, një dietologe e regjistruar në blogun e ushqimit dhe stilit të jetës Hoorah to Health, fruti ngjyrë portokalli është i mbushur me vitaminë A, e cila ul rrezikun e humbjes së shikimit.
Vitamina A gjithashtu ndihmon në promovimin e “shikimit të mirë”, sipas Michelle Rauch, një dietologe e regjistruar në The Actors Fund Home-një strukturë e jetesës së asistuar në Engleëood, Neë Jersey.
Kungulli forcon sistemin imunitar
Përpos vitaminës A, kujgujt janë burim i lartë edhe i vitaminës C, e cila është një lëndë ushqyese e shoqëruar prej kohës me forcimin e imunitetit.
“Vitamina C ndihmon neutrofilet, një lloj qelize imune, në kryerjen e funksioneve të ndryshme imune, siç është heqja e baktereve të dëmshme,” tha Mackenzie Burgess, e cila është një dietologe e regjistruar dhe zhvilluese e recetave në Cheerful Choices.
Sipas saj, me sezonën e gripit në prag, konsumimi i kungujve është forma ideale për të forcuar sistemin imunitar.
Kungujt mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të qetë
Bananet nuk janë fruti i vetëm i pasur me kalium. Kungujt gjithashtu janë burim i madh i këtij minerali.
Sipas ekspertëve, në një gjysmë filxhani kungulli të gatuar, ju mund të merrni 250mg kalium. Kaliumi ndihmon në tkurrjen e muskujve, rregullon ekuilibrin e lëngjeve dhe mineraleve brenda qelizave të trupit dhe ndihmon në ruajtjen e presionit normal të gjakut.
Meshkujt që janë më të vjetër se 19 vjeç duhet të konsumojnë afërsisht 3,400 mg kalium në ditë, dhe femrat më të vjetra se 19 duhet të konsumojnë 2,600 mg kalium në ditë, përveç nëse thuhet ndryshe nga një mjek ose dietolog i regjistruar, transmeton portal arbresh.info
Kungujt janë të dobishëm edhe për humbjen e peshës
Nëse jeni duke kërkuar që të humbisni disa kilogramë përmes një diete të shëndetshme, kungujt janë arma secrete.
Kungulli është i dobishëm për humbjen e peshës sepse është i përbërë kryesisht nga uji, prandaj edhe është i ulët në kalori.
Provoni ta shtoni në dietën tuaj, duke gatuar ushqime të ndryshme me të dhe do të vëreni ndryshimin.
Lexo edhe —> Si të bëni një maskë me kungull për fytyrën
Kungulli zvogëlon kolesterolin
Kungulli është i pasur me fibra, të cilat kanë një listë përfitimesh, duke përfshirë ngopjen e urisë dhe uljen e kolesterolit “të keq”. Përfitimet e tjera të bazuara në fibra përfshijnë përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe shanse më të ulëta të rritjes së sheqerit në gjak.
Gjithashtu edhe farat e kungullit janë me vlerë ushqimore, sepse janë të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë magnez, hekur dhe zink.
Kungujt janë të pasur me antioksidantë që rigjenerojnë lëkurën
Kungujt janë të mbushur me antioksidantë. Këto molekula ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira. Antioksidantët neutralizojnë këto atome, gjë që ngadalëson procesin e plakjes, sipas Shkollës Mjekësore të Harvardit.
Një nga antioksidantët më të përhapur në kungull është beta-karoteni, që ofron përfitime anti-inflamatore dhe parandalon plakjen./arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...