Google ADS

Kurti: Vetëvendosje e para në nivel vendi

16:25 | 18 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar rezultatet ndër vite që ka arritur Vetëvendosje në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

Ai, ka paraqitur rezultatet nga viti 2010 që ka arritur Lëvizja e tij, ndërsa duke ju referuar zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, ka thënë se VV ka dal e para në nivel vendi.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e së dielës nuk ka arritur të fitojë në asnjë komuna, ndersa është në balotazh në 12, e si para në 9 komuna.

Postimi i plotë:

Në zgjedhjet parlamentare:
12 dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi
6 tetor 2019 – LVV e para
14 shkurt 2021 – LVV mbi 50%.
Në zgjedhjet lokale:
3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi
22 tetor 2017 – LVV e treta
17 tetor 2021 – LVV e para.
Ju faleminderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme