Partia Demokratike kërkon vetting për politikanët, nisma dërgohet të mërkurën në Kuvend

15:29 | 18 Tetor 2021
V. S.

Partia Demokratike kërkon që njësoj siç po ndodh me anëtarët e sistemit të drejtësisë edhe të gjithë politikanët të kalojnë në sitën e vetingut. Këtë propozim, PD pritet t’i dorëzojë të mërkurën në Kuvend.

Së bashku me të demokratët do të propozojnë amendamente për ndryshime kushtetuese në Parlament për sa i përket reformës territoriale dhe asaj zgjedhore.

Nga ana tjetër Partia Socialiste ka kërkuar që të zgjatet afati i “Vettingut” në drejtësi.

Për ta bërë këtë i duhen edhe votat e Partisë Demokratike, ndërkohë nuk dihet nëse do të ketë një akordim mes palëve që të arrihet në një konsensus për të kaluar këto reforma./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme