Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur optimiste për rezultatin e balotazhit të 14 nëntorit.
Në një intervistë për Klan Kosova, Kusari-Lila tha se këtë periudhë katërjavëshe e sheh si një mundësi të artë për të bërë çdo gjë që nuk është arritur për 1 muaj gjatë fushatës.
“Të gjithë do donim që të kryhej në raundin e parë, po flas për Lëvizjen Vetëvendosje dhe vet si kandidate. Është periudhë kohore e cila na jep mundësinë që tutje të vazhdojmë me shpalosje të programit dhe biseda e kontakte të drejtpërdrejta. Fushata ka qenë korrekte në përgjithësi, kësaj radhe është diskutuar konkretisht për pikat e programit në të gjitha nivelet, rajonet dhe lagjet e Gjakovës”.
Po ashtu ajo tha se Ardian Gjini ka pasur një tendencë të vazhdueshme të marrjes së meritave për projektet madhore.
“Është vërejtur që kryetari aktual Ardian Gjini ka pasur një tendencë të vazhdueshme të marrjes së meritave për projektet madhore që nuk kanë qenë të tij ose të kohës së tij, ndërsa foksumi im në punën në nivelin qendror ia ka lënë mundësinë që të ketë manipulime të vazhdueshme”.
Ndërsa ajo tha se është optimiste për rezultatin përfundimtar të 14 nwntorit.
“Këtë katërjavësh e shoh si një mundësi të artë për të vënë çdo gjë që s’kemi arritur brenda një muaji, jam shumë optimiste për rezultatin përfundimtar të 14 nëntorit”, tha ajo.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...