Google ADS

Vaksinimi me detyrim, studentët protestojnë tek Ministria e Arsimit

11:01 | 18 Tetor 2021
V. S.

Qindra studentë që nuk janë lejuar që të hyjnë në auditor kanë nisur një protestë përpara ministrisë së Arsimit.

Kjo lëvizje e tyre ishte paralajmëruar, pasi ditët e fundit shumë studentë janë shprehur se nuk mund të privohen nga e drejta e arsimimit për shkak të vaksinës.

Studentët kanë bllokuar dhe rrugën duke shkaktuar trafik.

Ndërkohë nga autoritetet ende nuk ka një reagim se çfarë do të ndodhë me studentët që nuk kanë marrë vaksinë, pasi në disa universitete ata janë lejuar që të vijojnë mësimin./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme