Tre persona u arrestuan në Fushë Kosovë për falsifikim të votave

10:32 | 18 Tetor 2021
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme, ku Kosova kishte zgjedhjet lokale për të vendosur për kryetarë të komunave, janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, të cilët dyshohen për falsifikim të votave. Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se, të njëjtit kanë bërë falsifikimin e rezultateve të votave. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme