Google ADS

Shqipëri/ Përplasje mes studentëve, shkas vaksinat

10:26 | 18 Tetor 2021
V. S.

Studentët e pavaksinuar janë përplasur me tre policët e vendosur në hyrje të godinës së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë sot me nisjen e vitit të ri akademik.

Ata do të rikthehen në ligjërata duke paraqitur certifikatën e vaksinës, një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose duke paraqitur një test negativ.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për ndërgjegjësimin e të rinjve që të vaksinohen, jo të gjithë janë të bindur për efektivitetin e saj, edhe pse e dinë rrezikun për humbjen e vitit akademik ata shpresojnë në ndryshimin e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë që vaksina të mos jetë e detyrueshme për të zhvilluar mësim.

Institucionet e arsimit të lartë njoftojnë studentët që nuk do të pranohen brenda ambienteve universitare në rast se nuk paraqesin kartën e vaksinimit, testin negative ose një vërtetim nga mjeku për problematikën shëndetësore që nuk kryhet vaksina. /TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme