Pasoja të panumërta sjell qëndrimi për shumë kohë para ekranit
Një studim i ri, i kryer në Universitetin e Queensland, lidh shëndetin mendor të vajzave adoleshente dhe kohën që ato kalojnë para ekranit (celular, tablet, laptop).
Për ato që kalojnë më shumë se dy orë në kompjuter, është vënë re një efekt shumë i dëmshëm.
Kur bëhet fjalë për djemtë, ata që shikojnë ekranin për më shumë se katër orë në ditë rrezikohen.
Profesori i asociuar, Asad Khan, thotë se grupi i tij i kërkuesve ka zbuluar se përdorimi i kompjuterëve gjatë orës së parë ka disa përparësi, por që pas 75 minutash, një ndikim negativ në shëndetin mendor është regjistruar te vajzat.
Obeziteti, depresioni, shikimi i dobët, shtylla kurrizore e shtrembër …
“Ekspozimi i tepërt në ekran rezulton në depresion, trashje, cilësi të dobët të jetës, dietë të pashëndetshme dhe ulje të aftësive fizike dhe njohëse. Një orë aktivitet fizik dhe jo më shumë se dy orë të kaluara në kompjuter, sigurojnë shëndet optimal mendor ”, rekomandon doktori.
Ky paralajmërim duhet të merret seriozisht, sepse studimi është rezultat i bashkëpunimit midis disa universiteteve.
Ekipi ndërkombëtar hulumtoi të dhënat e më shumë se 577,000 adoleshentëve të moshës 13 deri në 15 vjeç, nga 42 vende që njihen si më të pasurat në planet.
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...