Ashtu siç pritej, Huawei ka lansuar Mate 8, që është duke u quajtur “telefoni i mençur më i zhvilluar” i kompanisë. Në linjë me atë që është testuar më parë, telefoni i mençur ka procesor tetë-bërthamor Kirin 950 SoC nga kompania kineze, grafikë Mali T880MP4, dhe ekran 6 inç FHD IPS.
Për të gjithë ata që nuk janë në dijeni, çipi Kirin 950 vjen me katër bërthama Cortex-A72 me nga 2.3 GHz, shkruan arbresh.info. I krijuar nga alumini , Mate 8 gjithashtu vjen gjithashtu me sensor për njohjen e shenjave të gishtit, kamerë prapa 16 megapiksel dhe kamerë frontale 8 megapiksel.
Telefoni i mençur ka bateri 4000mAh, si dhe është në dispozicion në tre variante, 3GB/32GB, 4GB/64GB, dhe 4GB/128GB. Nga ana softuerike, pajisja vjen me gjeneratën e ardhshme të kompanisë EMUI 4.0 të bazuar në sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow./arbresh.info
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën