Prokurori i Shteti ka njoftuar se sot gjatë procesit të zgjedhjeve që janë mbajtur në nivel vendi, janë shënuar gjithsej 6 raste me 14 prej tyre të arrestuar dhe 13 janë dërguar në mbajtje.
Personat në fjalë sipas prokurorit të shtetit, kanë kryer këto vepra: kanë penguar procesin zgjedhor dhe dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votën, shkruan arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik që deri në ora 22:50 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, lidhur me procesin zgjedhor janë regjistruar gjashtë raste me 14 persona, prej tyre 13 persona janë të ndaluar .
Në Komunën e Kllokotit janë arrestuar katër persona me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së.
Në Komunën e Suharekës është ndaluar një person, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së.
Në Komunën e Malishevës janë ndaluar tre persona, në dy raste të ndara, ku dy persona janë për veprat penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 214 i KPRK-së dhe një person për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit”, nga neni 214 i KPRK-së.
Në Komunën e Skenderajt fillimisht janë ndaluar tre persona, ndërkaq njëri nga ta pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët vazhdojnë të mbahen në ndalim, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 i KPRK-së.
Në Komunën e Fushë Kosovës janë ndaluar tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 i KPRK-së.” /arbresh.info/
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...