Një person është plagosur si pasojë e lëndimet nga një plumb.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti
Ai bën të ditur se personi i lënduar është i moshës 33 vjeçe, dhe se ka pranuar tretman mjekësor në QKMF – Skenderaj, dhe se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 20:45, është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima mashkull i moshës 33 vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasoj e lëndimit nga një predhë (plumbi), sipas autoriteteve mjekësore raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Rasti është iniciuar dhe po hetohet ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Zahiti./arbresh.info/
Këta janë banorët që u bënë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3
Nëna nga Prishtina raporton të zhdukur djalin e saj të mitur
Arrestohet gjilanasi, sulmoi dhe ofendoi zyrtarin policor
Policia shqiptoi 2 mijë e 311 gjoba trafiku për 24 orë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për Sali Berishën...