Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur konferencë për medie. Kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Mehmeti tha se është demokracia ajo që mbizotëron dhe ftoi qytetarët të dalin të votojnë edhe pak, transmeton arbresh.info.
“Duhet të jemi të lumtur që kemi një demokraci. Qytetarë të dashur të Prishtinës dilni dhe votoni kryetarin më të mirin e kryeqytetit”
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se në bazë të shënimeve ka numër të vogël të votuesve krahasuar me vitin e kaluar duke bërë thirrje tek qytetarët që të shfrytëzojnë edhe këto minuta që kanë mbetur.
“Në bazë të disa shënimeve të viteve të kaluara numri i zonave zgjedhore ka qenë më e lartë për dallim me këte herë që numri është më i vogël, andaj bëj thirrje që të dalin dhe të votojnë në mënyrë masive sepse edhe një orë ka mbetur. Nga të dhënat e KQZ-së del qe nga ana e serbëve po dalin dhe po votojnë andaj ku po mbesim ne”. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...