Google ADS

Shesin votën në Malishevë, arrestohet një vëzhgues dhe një komisioner

17:50 | 17 Tetor 2021
S D

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar dy  persona në komunën e Malishevës, për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 214 i KPRK-së, transmeton arbresh.info.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se dy  të arrestuarit  janë një vëzhgues dhe një komisioner nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë në ndalim.

Tutje thuhet se Prokuroria e Shtetit dhe Policisë së Kosovës janë të përkushtuar për parandalimin e incidenteve të cilat e dëmtojnë demokracinë.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor’, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme