Gjatë ditës së sotme në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave.
Përveç qytetarëve, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar edhe disa prej emrave të njohur të estradës, të cilët kanë kryer obligimin tyre qytetarë edhe në këto zgjedhje.
Disa nga këngëtarët e artistët, kanë treguar edhe përmes rrjeteve sociale se tashmë kanë përfunduar procesin e votimit.
Reperi Mozzik ishte ndër të parët që postoi një fotografi teksa shihet duke votuar në një qendër të votimit në Ferizaj./arbresh.info/
Ndërsa Edona Llalloshi ka votuar në orët e para të së dielës: “Vota ime për Prishtinën tonë, për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram.
Edhe këngëtarja Gresa Behluli përmes një postim në Instagram u shpreh se ka votuar për një Prishtinë më të mirë./telegrafi/
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?