Manchester United cakton shumën për transferimet e janarit

16:20 | 17 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Manchester United ka rikthyer Cristiano Ronaldon në verë dhe ka marrë Raphael Varanen, por pa bindur deri më tani.

Pas një nisje të mirë në kampionat, Djajtë e Kuq kanë pasur probleme dhe tani ndodhen pesë pikë larg liderit, Chelseat.

Gjiganti anglez është i vendosur të bëj transferime të reja gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi titulli i kampionit mbetet objektivi i tyre.

Humbja 4-2 nga Leicesteri ka bërë të qartë se United ka nevojë për transferime.

Daily Star ka raportuar se pronarët e klubit kanë vendosur 70 milionë funte, 83 milionë euro në tavolinë për transferimet e janarit.

Reparti i mbrojtjes pritet të jetë pika ku United pritet të bëjë transferime në afatin kalimtar të dimrit.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Djajtë e Kuq të tentojnë edhe transferimin e mesfushorit anglez Declan Rice gjatë janarit./telegrafi

Të ngjashme