Presidenti francez Emmanuel Macron e ka cilësuar goditjen e përgjakshme të protestuesve algjerianë nga policia në Paris 60 vjet më parë një “krim të pafalshëm”.
Më 17 tetor 1961, policia franceze sulmoi demonstruesit algjerianë. Disa u qëlluan prej tyre u qëlluan për vdekje, transmeton arbresh.info
Numri i saktë i viktimave nuk dihet, por disa thonë se disa qindra mund të kenë humbur jetën.
Macron është presidenti i parë francez që merr pjesë në një përkujtimore për të vrarët atë ditë.
Ai u bashkua me një përkujtimore pranë urës mbi lumin Seine, e cila ishte pika fillestare në 1961 për një marshim kundër një shtetrrethimi nate të imponuar vetëm për algjerianët.
Macron u tha të afërmve të viktimave në 60 vjetorin e gjakderdhjes se “krimet” u kryen nën komandën e shefit famëkeq të policisë së Parisit Maurice Papon. Papon u zbulua në vitet 1980 se kishte bashkëpunuar me forcat pushtuese naziste në Luftën e Dytë Botërore në transferimin e hebrenjve në kampet naziste të vdekjes.
Marshi i vitit 1961 u shtyp “brutalisht, dhunshëm dhe në gjak”, tha zyra e Macron në një deklaratë. Rreth 12,000 algjerianë u arrestuan, shumë u plagosën dhe dhjetra u vranë, shtoi ajo.
Por aktivistët që shpresonin për një njohje edhe më të fortë të përgjegjësisë mbetën të zhgënjyer.
Historiani Emmanuel Blanchard tha se komentet e Macron përfaqësonin “përparim” dhe kishin shkuar “shumë më tej” se paraardhësit e tij.
Masakra, e ndodhur gjatë luftës kundër sundimit francez në Algjeri, u mohua ose u fsheh nga qeveritë franceze për dekada të tëra.
Përkujtimet e para të ngjarjes u organizuan në vitin 2001 nga kryebashkiaku i Parisit.
Në vitin 2012, presidenti i atëhershëm François Hollande tha se Republika e pranoi se algjerianët ishin vrarë atë ditë në një “shtypje të përgjakshme” dhe ai bëri homazhe për viktimat./bbc/arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...