Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare.
Mehaj është pritur edhe nga Shoqata e parë shqiptare në SHBA – Federata Panshqiptare “Vatra” në New York, transmeton arbresh.info
Udhëheqësi i kësaj federate, Elmi Berisha ka falënderuar ministrin Mehaj për vizitën, duke potencuar faktin se është vizita e parë e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës në SHBA.
Kjo vizitë është parë si një mundësi shumë e mirë për të rritur komunikimin dhe ndërveprimin me diasporën shqiptare.
Ndër të tjera Mehaj falënderoi shqiptarët e Amerikës për kontributin në kauzën kombëtare, si dhe siguroi se do të kenë bashkëpunim për realizimin e vizionit dhe synimeve të përbashkëta kombëtare.
Njoftimi i plotë:
Pas vizitave në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vazhduar takimet me diasporën shqiptaro-amerikane, duke filluar me vizitën në Shoqatën e parë Shqiptare në SHBA, respektivisht Federatën Panshqiptare “Vatra” në New York.
Me këtë rast, udhëheqësi i Federatës, z. Elmi Berisha, ka shprehur falënderimet më të larta për vizitën e pare të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në SHBA, si mundësi e shkëlqyeshme për të rritur komunikimin dhe ndërveprimin me diasporën shqiptare.
Ky komunikimi do të mundësoj ruajtjen e fuqishme dhe shumë të nevojshme të lidhjes me Atdheun , si dhe për të vlerësuar mundësitë për ofrimin e kontributit edhe më të madh në politikat zhvillimore si dhe përfshirjen në proceset e rëndësishme të forcimit të rolit të Republikës së Kosovës në aspektin ndërkombëtar.
Nga ana e tij, Ministri Mehaj, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në kauzën kombëtare të përpjekjeve në luftën për liri, çlirimin, pavarësinë si dhe ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë.
Ai përveç që njoftoi ata me rezultatet e takimeve paraprake në nivelet më të larta shtetërore vendimmarrëse amerikane, siguroi ata se do të jenë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë për realizimin e vizionit dhe synimeve të përbashkëta kombëtare, posaçërisht në forcimin e mekanizmave të sigurisë dhe mbrojtjes dhe atyre ekonomik
Të pranishmit shprehën interesimin shumë të lartë me pyetjet e tyre adresuar ministrit Mehaj duke shprehur emocionet dhe potencuar fuqishëm vizitën e Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, si ngjarje e jashtëzakonshme për vendin dhe kombin në përgjithësi./arbresh.info/
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...