Përmbytjet nga shiu në Indi, të paktën 19 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

14:16 | 17 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Të paktën 19 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Indinë jugore pasi shirat e dendur shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati, duke përmbytur kështu qytetet dhe fshatrat.

Disa shtëpi u përmbytën nga vërshimet dhe njerëzit u bllokuan në rrethin e Kottayam në shtetin Kerala, transmeton arbresh.info

Ditët e reshjeve të dendura në Kerala kanë shkaktuar rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut dhe ushtria indiane i është bashkuar përpjekjeve të shpëtimit.

Helikopterët janë përdorur për të fluturuar me furnizime dhe personel në pjesët e rrethit Kottayam, ku njerëzit janë bllokuar nën rrënoja nga rrëshqitjet e dheut, thanë zyrtarët të dielën.

Ushtria indiane përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se kanë dal ne teren për t’iu ndihmuar qytetarëve në nevojë.

“Helikopterët mesatarë të forcave ajrore indiane janë përfshirë për përpjekjet për #përmbytjet në rrethet e #Keralas si pasojë e shirave të dendur’, thuhej në postim./bbc/arbresh.info/

Shikoni videon më poshtë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme