Google ADS

Konjufca: Është ditë e rëndësishme për demokracinë

13:23 | 17 Tetor 2021
arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit.

Konjufca pas votimit ka ftuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë ku qytetarët përmes votës së lirë demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal ku do të zgjedhin kryetarët  e komunave të shtetit tonë. Dhe deri më tani edhe sipas KQZ-së gjithçka ka shkuar mirë urojmë që kështu të përmbyllet procesi”, deklaroi Konjufca.

Tashmë kanë votuar edhe presidentja, Vjosa Osmani e kryeministri, Albin Kurti.

Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë duke kërkuar edhe respektimin e masave anti-COVID19.

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se deri në orën 11 dalja e qytetarëve në zgjedhjet lokale ka qenë 8.2 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në krahasim më zgjedhjet lokale të vitit 2017 për të njëjtën kohë dalja është më e ulët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme