Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media tha se sot është dita vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të komunave të Kosovës, sepse këto
Zgjedhje Lokale janë për qytetarët, e jo për politikanët.
Çitaku i ftoi qytetarët me të drejtë vote që të dalin e të votojnë, sepse ata sot e kanë mundësinë që të zgjedhin udhëheqësit më të mirë të komunave të tyre.
“Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, gratë dhe burrat, prindërit tanë, me votën e tyre sot do të fuqizojnë demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Pjesëmarrja sa më e madhe është e rëndësishme për të dhënë verdiktin demokratik se kush duhet të na udhëheqë në komunat tona në katër vitet e ardhshme.”, tha ajo.
Çitaku tha se demokracia do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve.
“Nga mbi 8 mijë aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës që janë të angazhuar në procesin zgjedhor në gjithë territorin e vendit, kemi vlerësime pozitive dhe inkurajuese.”, theksoi Çitaku./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...