Google ADS

Pakistan, një shtëpi merr flakë, digjen 7 anëtarë të familjes

13:07 | 17 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Të paktën shtatë persona, përfshirë katër fëmijë, humbën jetën pasi një zjarr i madh shpërtheu në një shtëpi në provincën Punjab në verilindje të Pakistanit, thanë policia dhe zyrtarët e shpëtimit.

Incidenti ndodhi në periferi të rrethit Muzaffargarh, i cili ndodhet rreth 380 kilometra nga kryeqyteti krahinor Lahore.

Zjarrfikësit gjetën trupat e djegur të një burri 65-vjeçar, dy gra të moshës 35 dhe 19 vjeçe, tre djem të moshës tre, dhjetë dhe 12 vjeç dhe një foshnje dymuajshe.

Nuk ka asnjë informacion të menjëhershëm për shkakun e incidentit,raporton Anadolu Agency.

Kryeministri i Punjab-it, Usman Buzdar, i cili vjen nga ky rajon, ka urdhëruar një hetim, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme