Google ADS

Dalje më e ulët në zgjedhje krahasuar me ato të vitit 2017

11:41 | 17 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se deri në orën 11 dalja e qytetarëve në zgjedhjet lokale ka qenë 8.2 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në krahasim më zgjedhjet lokale të vitit 2017 për të njëjtën kohë dalja është më e ulët.

Më 2017 deri në ora 11:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte 10.34 përqind.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha procesi deri më tani ka shkuar në rregull dhe ka ftuar qytetarët për dalje në zgjedhje.

“Procesi i votimit është duke vazhduar pa asnjë incident. Deri më tani pjesëmarrja në vendvotime është 8,2%, apo 152 mijë votuese. Ftojë qytetarët qe të votojnë masivakisht”, tha ai .

Kreu i KQZ-së, tha se deri më tani ne Mitrovicën e veriut gjithçka ka shkuar në rregull dhe nuk ka të raportuar ndonjë incident./arbresh.info/

?LIVE KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur më kohë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme