Është arrestuar një person në Suharekë, i dyshuar për pengim të procesit zgjedhor.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, ka prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas thyer pajisjen elektrike e cila kontrollon qytetarët nëse kanë votuar më parë.
“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar një (1) person, në Komunën e Suharekës, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214 i KPRK-së. Prokurori i Shtetit njofton opinionin se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente. Me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është në ndalim”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...