Abdixhiku: Uroj 41 mijë votuesit që për herë të parë votojnë

10:12 | 17 Tetor 2021
arbresh.info

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar në shkollën e mesme e ulët “Faik Konica”.

“Sot natyrisht është festë sepse vendimmarrja i kthehet qytetarëve dhe s’ka më mirë se ata të vendosin për të ardhmen e tyre. I uroj 41 mijë votuesit që për herë të parë e ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike”, ka deklaruar Abdixhiku pas votimit.

Deri më tani kanë votuar shumica e liderëve të partive politike, të cilët kanë ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë për kryetarët e tyre të ardhshëm për katër vitet e ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme