Arrestohen katër presona për blerje të votës

09:57 | 17 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin për blerje të votës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë ata janë arrestuar mbrëmë në Kllokot.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se mbrëmë më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër (4) persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme