Google ADS

Vitia pas votimit: Sot flasin qytetarët, qoftë një ditë e mbarë për Kosovën

09:22 | 17 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka bërë thirrje qytetarëve të dalin sa më shumë në zgjedhje.

Ai pas votimit në shkollën e mjekësisë, “Ali Sokoli”, tha se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën.

Vitia ka falënderuar organet kompetente që organizojnë zgjedhjet.

“Pa një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët. Sot është një dite e rëndësishëm, sot flasin qytetarët. Ftoj qytetarët të dalin masovisht në zgjedhje. Sa më masive dalje është më i fortë verdikti që japin qytetarët. Falënderoj të gjithë ata që po merren me organizimin e zgjedhjeve. Qoftë një ditë e mbarë për Kosovën”, tha Vitia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme