Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj kanë votuar në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli”.
Pas votimit, Haradinaj ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Edhe unë votova qeverisja komunale është mjaftë e rëndësishme. Mos e leni votën në shpi”, deklaroi Haradinaj.
Sot në Republikën e Kosovës mbahen Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, të shtatat me radhë për Kuvende Komunale dhe të pestat për Kryetarë të Komunave.
Zgjedhjet mbahen për të zgjedhur 38 Kryetarët e Komunave dhe anëtarët e 38 Kuvendeve Komunale.
Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2,477 vendvotime.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale 2021 është 5,364 kandidatë (M 3,413; F: 1,951), prej të cilëve 166 kandidatë për Kryetarë të Komunave (M 152; F 14) dhe 5,198 kandidatë për Kuvende Komunale (M 3,261; F 1,937)./arbresh.info/
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...