Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka bërë thirrje për dalje të qytetarëve në zgjedhje.
Në postimin e ambasadës thuhet se qeverisja lokale ka rëndësi për jetën e qytetarëve, andaj u kanë bërë thirrje atyre që të dalin të votojnë.
“Drejtuesit komunal kanë rëndësi. Vendimet e tyre-pavarësisht nëse i jepni përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera-ndikojnë në cilësinë tuaj të jetës çdo ditë. Mos e humbisni rastin tuaj për të bërë të njohur zërin tuaj. #BëniPjesën tuaj #Çështjet Komunale të Kosovës2021”, thuhet në postimin e ambasadës.
Sipas KQZ-së të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë./arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...