Google ADS

745 raste aktive me koronavirus në Kosovë

07:17 | 17 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 745.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,812, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,973 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.

Deri më sot 666.265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme