4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

22:53 | 16 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel me 5 yje në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë.

Burime jozyrtare bëjnë me dije për Faxnews se, ndryshe nga sa u tha fillimisht, ngjarja nuk është regjistruar në ambientet e saunës, por në pishinën e brendshme të hotelit. Trupi i vajzës është gjetur pak më tutje nga tre pjesëtarët e tjerë dhe mendohet se ajo ka tentuar të dalë nga ambjenti ku ishin duke pushuar.

Trupat e tre turistëve të tjerë janë gjetur në shezlone. Në dhomën e tyre janë sekuestruar shishe me birra, por ka dyshime që turistët të kenë konsumuar edhe lëndë narkotike.

Megjithatë ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia, pasi pritet të përfundojë ekspertiza mjeko-ligjore.

Policia në mëngjes se grupi prej katër personash, i përbërë përkatësisht prej Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, ishin asfiksuar në ambientet e saunës ku po qëndronin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme