Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka thënë se Turqia dëshiron të çojë në 50 miliardë dollarë vëllimin tregtar me Gjermaninë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Shpresoj që puna e suksesshme që patëm me zonjën Merkel të vazhdojë në të njëjtën mënyrë gjatë mandatit të qeverisë së re gjermane”, tha Erdoğan në konferencë shtypi pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Pallatin Huber në Stamboll.
Ai vuri në dukje se gjatë takimeve të sotme, ata diskutuan në detaje çështjet aktuale në rendin e ditës, veçanërisht marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Gjermanisë.
“Komuniteti turk në Gjermani është aspekti më i rëndësishëm shoqëror i marrëdhënieve tona, ata përfaqësojnë pasurinë tonë të përbashkët”, tha presidenti turk.
Ai shtoi se beson se Merkel do të vazhdojë të kontribuojë në periudhën e ardhshme me qëllim forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Unë jam i bindur se kancelarja Merkel do të vazhdojë të japë një kontribut të rëndësishëm në miqësinë turko-gjermane në të ardhmen”, tha Erdoğan.
Ai gjithashtu preku problemet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen anëtarët e komunitetit turk në Evropë.
“Racizmi, Islamofobia, ksenofobia dhe diskriminimi, për fat të keq, mbeten problemet kryesore të komunitetit turk në Evropë”, deklaroi ai.
Siç tha Erdoğan, gjatë takimit me kancelaren gjermane u diskutua edhe çështja e refugjatëve dhe migrimit.
“Kur bëhet fjalë për refugjatët, Turqia është bërë pothuajse si një shtëpi pritjeje”, tha Erdoğan në fjalën e tij.
Nga ana tjetër, Merkel u shpreh se Bashkimi Evropian do ta vazhdojë mbështetjen për Turqinë në lidhje me migracionin ilegal.
“Çdo herë kemi interesa të përbashkëta. Kështu do të veprojë edhe qeveria e ardhshme federale e Gjermanisë”, tha më tej liderja gjermane.
Kancelarja Angela Merkel mbërriti sot në Turqi për një vizitë pune, me ftesë të presidentit Erdoğan.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...