Google ADS

Protestues serbë me thirrje “Kosova është zemra e Serbisë” përpara ambasadës së Shqipërisë dhe SHBA-së

19:39 | 16 Tetor 2021
S D

Një grup protestuesish me orientime ideologjike të krahut të djathtë ekstrem në Serbi kanë protestuar përpara Ambasadës së SHBA-së atje dhe asaj të Shqipërisë për serbët në Kosovë, duke bërë edhe thirrje nacionaliste.

Siç bën të ditur Radio Evropa e Lirë, sipas vlerësimeve të policisë serbe, pjesëmarrës ishin rreth 40-50 persona.

Përpara se të mbërrinin tek ambasada amerikane, protestuesit u ndalën tek Ambasada e Shqipërisë në Serbi, duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë”.

REL raporton se protestuesit tutje bënë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet lokale që do mbahen në Kosovë ditën e nesërme.

Damnjan Knezevic, udhëheqësi i të ashtuquajturave “patrulla e popullit”, bëri thirrje paraprakisht për protestë përmes rrjeteve sociale.

Ai deklaroi në një video në Facebook se protesta po organizohet para ambasadës sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë”./arbresh.info/

Linku:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme