Google ADS

Qytetarët ankohen: Çmimet veç po rriten, e paga po mbet e njëjtë që nga koha e Hashim Thaçit

16:40 | 16 Tetor 2021
L G

Rritja e çmimit të produkteve elementare në vend, po varfëron çdo ditë e më shumë shportën e qytetarëve të Kosovës.

Kohëve të fundit çmimi i produkteve esenciale në vend ka shënuar rritje, përfshirë edhe bukën.

Ngritja e çmimit të bukës nga 35 në 40 cent, ka shqetësuar qytetarët e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Të anketuar nga arbresh.info, qytetarët thonë se ani pse çmimet e konsumit në vend vazhdimisht po rriten, pagat vazhdojnë të mbeten të njëjta qysh nga koha kur në krye të qeverisë ishte Hashim Thaçi.

Ata thonë se çmimet e produkteve elementare në Kosovë, nuk përputhen askund me pagat.

Qytetarët deklarojnë se qeveria duhet të ndikojë në këtë periudhë në një të ardhme të afërt./K. Vllasaliu/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme