Gjykata Themelore në Prishtinë e ka anuluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për pagimin e rrymës të katër komunave veriore në periudhën 2012-2017, pas ankesës së Avokatit të Popullit, shkruan arbresh.info.
Për këtë qytetarët për arbresh.info thonë se këto para duhet tu kompensohen madje ka të atillë që paguajnë që nga viti 2012 për energjinë elektrike në veri të vendit.
“Unë kam pagua prej 2012 për serbët, ata mill speca e nxeju me rrymë, na paguajë shqiptarët. Paguaj para lufte, paguaj pas lufte katastrofë. Publikisht po i bëjë apel Qeverisë e kushdo që mundet me ndreq në mënyrë që me na u kthy parat tona”, tha Sejdi Ahmeti.
Ndërkaq qytetari Hyzer Zhuja, tha se nëse ata duan të jenë pjesë e Kosovës duhet të paguajnë obligimet, ndërkaq kompensimet duhet tu bëhen qytetarëve.
“Ato as nuk është dashtë me u ba një gjë e tillë, sepse ata janë lazdru tepër, çdo gjë shkon në dobi të tyre dhe ajo shkon në dëm tonin, edhe duhet të vetëdijesohen edhe t’i paguajnë si çdo qytetarë tjetër nëse mënojnë që duhet me kanë qytetarë të Kosovës. Por ata nuk po mendojnë që duhet të jenë. Vendimi i gjykatës është shumë i vonuar por strukturat qeveritare edhe qeverive të kalume edhe të kësaj nuk janë në nivel, ata duhet të paguajnë çdo gjë”, tha Hyzer Zhuja.
Të njëjtin mendim kishin edhe disa qytetarë të tjerë të cilët madje kërkuan me ngul nga institucionet përkatëse që tu bëhet kompensimi i atyre parave.
“Ato duhet me i pagua ata zotnit, ata le ta zgjidhin atë problem se qysh ua marrin paret atyre. Nuk duhet me dënua këtë pjesën tjetër të Kosovës përkatësisht shqiptarët. Janë të lazdruar ata shumë, ata shajnë ne me të mirë, dhe kurgjo s’paguajnë këndej. Ah, tash janë hargju paret veç ishalla nuk i rrisin”, tha Hajdar Pasha.
Disa të tjerë thonë se u ngarkua buxheti familjarë e ka edhe të atillë që konsiderojnë se janë shkelë të drejtat e njeriut.
Kujtojmë që Gjykata e ka detyruar KEDS-in të bëjë kthimin e mbi 40 milionë eurove për t’i kompensuar dëmin konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës./S.Dedushi/arbresh.info/
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...