Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur të shpërndajë materialin zgjedhor, duke përfshirë këtu edhe fletëvotimet për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër më 18 tetor.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi para mediave bëri të ditur se se gjithçka po shkon sipas planifikimeve që ata kanë bërë, raporton arbresh.info
“Sipas planifikimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor ne mesin e të cilave bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, pra është material për zgjedhjet lokale”, tha ai.
Elezi ka treguar se ky material do të dërgohet nëpër depot e komisioneve komunale nën përcjellën e Policisë së Kosovës.
“Ky material i rëndësisë së veçantë nën përcjelljen e policisë do të dërgohet në depot e komisioneve komunale në 38 komuna të Kosovës”, u shpreh Elezi.
Elezi tregon se sipas vendimit të KQZ për zgjedhjet për kryetar të komunave janë shtypur gjithësej 1 milon e 698 mijë e 600 fletëvotime, ndërsa për zgjedhjet për kuvende komunale janë shtypur 187 mijë fletëvotime më pak sesa numri i përgjithshëm i votuesve.
“Sipas vendimit të KQZ për zgjedhjet për kryetar të komunave janë shtypur gjithësej 1milion e 698 e 600 fletëvotime dhe po kaq fletëvotime për zgjedhjet për kuvende komunale, edhe për këto zgjedhje janë shtypur 187 mijë fletëvotime më pak sesa numri i përgjithshëm i votuesve apo shprehur në përqindje rreth 10 për qind”, tha Elezi nga KQZ.
Fjalimi i tij i plotë:
Sipas planifikimeve Komisoni Qendror i Zgjedhjeve po bën shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor ne mesin e të cilave bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, pra është material për zgjedhjet lokale. Ky material i rëndësisë së veçantë nën përcjelljen e policisë do të dërgohet në depot e komisioneve komunale në 38 komuna të Kosovës. Sipas vendimit të KQZ për zgjedhjet për kryetar të komuanave janë shtypur gjithësej 1milion e 698 e 600 fletëvotime dhe po kaq fletëvotime për zgjedhjet për kuvende komunale, edhe për këto zgjedhje janë shtypur 187 mijë fletëvotime më pak sesa numri i përgjithshëm i votuesve apo shprehur në përqindje rreth 10 për qind. Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të cilat janë mbajtur vetëm pak muaj më herët, KQZ kishte shtypur rreth 178 mijë fletëvotime më pak sesa numri i votuesve. Kanë mbetur edhe disa komuna që të marin materialin dhe pastaj i njëjti të dërgohet në depot e komisioneve komunale të komunave përkatëse./arbresh.info/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...