Google ADS

Nuk i ecën as martesa e tretë: Sean Penn dhe aktorja australiane divorcohen

10:00 | 16 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Aktorja australiane, Leila George sapo ka valëvitur flamurin e bardhë dhe ka paraqitur dokumentat për divorc me aktorin Sean Penn.

Penn dhe George kanë pak më shumë se një vit martesë, shkruan TMZ, transmeton portal arbresh.info

Ajo i ka paraqitur dokumentet e divorcit të premten në Gjykatën Superiore të Qarkut Los Angeles.

Sean dhe Leila, vajza e aktorit Vincent D’Onofrio, u martuan në korrik 2020 gjatë kulmit të pandemisë.

Ceremonia e martesës ishte private.

Ata kanë filluar që të takoheshin që në vitin 2016 dhe nuk patën fëmijë.

Është e paqartë se cili është shkaku i ndarjes mes tyre.

Ky është divorci i tretë për Sean Penn.

Nga viti 1996 deri në 2010 ai ka qenë i martuar me aktoren Robin Wright, ndërsa martesa e tij e parë me Madonën zgjati nga viti 1985 deri në 1989./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme