Google ADS

Dua Lipa duket joshëse me mini-fund në mbrëmjen e festës së “Versace”

09:12 | 16 Tetor 2021
A. B.

Artistja me famë botërore, Dua Lipa dukjen në festën e “Frieze” dhe “Versace” në Londër të premten.

26 vjeçarja shfaqi këmbët e saj të tonifikuara në një mini fund ngjyrë vjollce me shkëlqim dhe taka jeshile të materialit saten, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info

Flokët i kishte rregulluar me stilin bisht me të cilat dukej plot stil.

Dua kohët e fundit ka qenë e zënë me xhirimet e filmit të ardhshëm të zhanrit thriller, “Argylle”.

Xhirimet për filmin e regjisorit Matthew Vaughn mendohet të kenë filluar muajin e kaluar.

Përndryshe, sa i përket karrierës muzikore Dua po shijon akoma suksesin e albumit të dytë të titulluar “Future Nostalgia”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme