Google ADS

Ambasada ruse njoftohet për vdekjen e katër turistëve në Kavajë

10:07 | 16 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Ambasada ruse është njoftuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në një hotel në Qerret të Kavajës.

Dyshohet se katër shtetasit rusë, – dy burra e dy gra – kanë qëndruar në sauna më shumë sesa lejohet ku edhe kanë ndërruar jetë.

Ekspertët po kërkojnë të zbulojnë shkaqet e asfiksisë si dhe nëse turistët kanë konsumuar alkool apo ndonjë substancë narkotike.

Policia ka marrë në pyetje turistët e tjerë rusë që ndodhen në hotel dhe personelin për të mësuar më shumë për rrethanat e ngjarjes.

Fillimisht turistët kanë vënë re mungesën e tyre dhe më pas kanë kontrolluar dhe i kanë gjetur të asfiksuar në sauna./oranews/

Të ngjashme