Google ADS

Shpërthim me bombë në Kandahar, 47 të vdekur

08:21 | 16 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Të paktën 47 persona humbën jetën dhe mbi 70 u plagosën si pasojë e një shpërthimi me bombë në një xhami shiite në qytetin e Kandaharit në Afganistan. Shpërthimi ndodhi ndërsa po mbaheshin lutjet e së premtes pasdite.

Zyrtarët talebanë thanë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës, por deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë mbi aktin.

Të premten e kaluar, gjatë një shpërthimi të fuqishëm vetëvrasës në një xhami shiite në Kunduz, një qytet në verilindje të vendit, u vranë të paktën 150 besimtarë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Shteti Islamik në provincën Khorasan (IS-Khorasan), degë e Shtetit Islamik në Afganistan, mori përgjegjësinë për sulmit në Kunduz dhe paralajmëroi për të tjera akte të dhunshme./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme