Megjithëse numri i të infektuarve me COVID-19 ka rënë, infektologët parashohin një valë të re të COVID-19 që rrezikon ta prekë vendin nga muaji dhjetor.
Vaksinimi po shihet si e vetmja mënyrë për parandalimin e një vale të re të vështirë të këtij virusi.
Kështu thotë për arbresh.info infektologu në Klinikën Infektive në QKUK, Salih Ahmeti.
Ai thotë se, duhet të përcjellët situata dhe trendi i valëve pasi që varianti Delta është ende prezent në vendin tonë dhe e ka aftësinë që të përhapet shumë më shpejtë.
“Duhet të përcjellët situata dhe trendi i valëve shkaqeve te COVID-19 deri më tani ekziston si mundësi që muaji dhjetor të rezultojë me rritje eventuale të rasteve. Por mund të themi se tani jemi në një situatë të favorshme, për faktin se një pjesë e popullatës janë të vaksinuar dhe një numër e kanë kaluar COVID-19, dhe kjo do të jetë si një faktor mbrojtës në këtë drejtim sidoqoftë. Por në mesin tonë ende qarkullon virusi Delta dhe që paraqet një rrezik për shtimin eventual të rasteve”, thotë Ahmeti.
Në Kosovë, deri më tani janë administruar pothuajse 1,5 milionë vaksina kundër COVID19./A.ZEKA/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...